Një azilkërkues sirian që me sa duket kishte çrregullime mendore, ka traumatizuar gjatë ditës së sotme qytetarët në Vjenë.
21 vjeçari i cili fliste në gjuhën arabe është parë të shtunën paradite në Favorite të Vjenës duke u ngjitur përmbi vetura të kalimtarëve dhe mbi një tramvaj.
Ai kishte një valixhe me vete dhe thërriste në gjuhën arabe: “Nuk jam terrorist”!, shkruan heute.at, përcjell “albinfo.ch”.
Siç shihet edhe në video e cila është duke u shpërndarë me të madhe si nga mediat austriake ashtu edhe në rrjetet sociale, ai fillimisht shtrihet para një tramvaji, pastaj ngjitet lart mbi të, ndërkohë kërcen për t`u kapur në telat e rrymës në të cilën lëviz tramvaji, ndonëse për shkak të lartësisë së telave nuk arrinte të kapet.
Sipas kalimtarëve të rastit të cilët e njihnin gjuhën arabe, djaloshi përmes kësaj skene në një mënyrë ka protestuar për gjendjen në Siri dhe Palestinë.
Prangoset nga policia
Situata u qetësua vetëm kur aty arriti policia. Shtatë policë e shtrinë përtokë protestuesin dhe e prangosën. Pas kësaj, gjendja në Absberggasse dhe Quellenstraße u normalizua.
Gjendja thuhet se ka qenë shumë e frikshme nga kalimtarët në rrugë, ndërkohë të gjithë veturat dhe tramvajet janë ndalur gjatë asaj kohe, por fatmirësisht e gjithë kjo situatë ka kaluar pa asnjë pasojë.
https://mail.google.com/mail/u/0/#inbox/157c96bdbbba2b37