Instituti Republikan Amerikan (IRI) ka publikuar sot një anketë që ka zhvilluar me qytetarët e Maqedonisë lidhur me zgjedhjet lokale të tetorit, dhe sipas këtij sondazhi, partia e Ali Ahmetit (BDI) prijnë në nivel nacional. Kurse sipas IRI-it, sivjet ka shënuar ngritje enorme Aleanca për Shqiptarët e cila pritet t’i fitoj disa nga komunat më të mëdha të shqiptarëve.
Anketa e IRI-t tregon se në Tetovë udhëheqë BDI me kandidaten Teuta Arifin. BDI në këtë qytet ka mbështetjen prej 19 për qind, LSDM 15 për qind, Aleanca 9 për qind, BESA 8 për qind, PDSH 6 për qind dhe VMRO-DPMNE 5 për qind, shkruan Lajm.
Ndërkaq në Gostivar bindshëm udhëheq Aleanca për Shqiptarët, e cila ka kandiduar Arben Taravarin për kryetar komune.
Në këtë qytet Aleanca ka mbështetje prej 21 për qind, kurse BDI vetëm 11 për qind. Parti e tretë në Gostivar, sipas IRI-t është VMRO-DPMNE me 10 për qind, LSDM 9 për qind, BESA 3 për qind dhe PDSH 2 për qind. Në nivel të qytetit të Shkupit udhëheqë VMRO-DPMNE me 23 për qind, LSDM është e dyta me 16 për qind, BDI e treta me 9, BESA me 6 për qind Aleanca 3 dhe PDSH 2 për qind.