Singapori do të mbajë një garë për Çmim të Madh të paktën deri në vitin 2021 pasi ka nënshkruar kontratë të re me Formula 1
Gara që mbahet në vendin aziatik debutoi në vitin 2008.
Pas largimit të Çmimit të Madh të Malajzisë, që do të mbahet për herë të fundit më 1 tetor, Singapori do të jetë i vetmi që do të mbajë garë në këtë regjion.
Shefi i F1 Chase Carey ka thënë se është shumë i lumtur për kontratën e re.
“Gara e parë e natës është një nga ngjarjet më emocionuese të vitit”, ka thënë ai, përcjell Albinfo.