Kryetari i sindikatës së punëtorëve të Telekomit, Lahmi Balaj, ka dorëzuar në Departamentin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës 13 kontrata.
Ai ka thënë se 6 nga ato kontrata përfshijnë marrëveshje milionëshe, një ndër to është edhe ajo me kompaninë telefonike “Z Mobile”.
Sipas Balajt, policia do ta hetojë rastin dhe do të dalë e vërteta për situatën në të cilën është sjellë kjo ndërmarrje publike. Kontratat e dorëzuar përfshijë periudhën 2009- 2018.
Kryetari i sindikatës tha se këto kontrata janë të dëmshme për Telekomin dhe se si të tilla janë shkaktare të gjendjes aktuale në të cilën ndodhet kjo kompani.