Në Vrellë të Istogut është hapur fabrika e pijeve me renome ndërkombëtare “Sinalco” me kapacitet prej 30 mijë litrash në orë, ndërsa janë punësuar 40 punëtorë, raportojnë mediet në Prishtinë.
Në ceremoninë e përurimit të kësaj fabrike u tha se hapja dhe fillimi i punës së saj do të ndikoj në zhvillimin ekonomik të Istogut si dhe do ta rris punësimin të ketë qytezë.
Sipas pronarëve të kësaj fabrike për fillim prodhimi në fabrikën e “Sinalco”-s do ta mbulojë vetëm tregun e Kosovës, ndërsa në fazën e dytë edhe tregun e Shqipërisë