Ndërsa rastet e lisë së majmunëve vazhdojnë të rriten, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur virusin një ‘urgjencë globale shëndetësore’, alarmi më i lartë i mundshëm.
Më shumë se 16 mijë raste janë raportuar tani nga 75 vende, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Sipas të dhënave të fundit në dispozicion, ka pasur pesë vdekje. Lija e majmunëve te njerëzit u zbulua për herë të parë në fillim të viteve 1970 në Republikën Demokratike të Kongos.
Dr. Ghebreyesus tha: “Ky është një shpërthim që mund të ndalet me strategjitë e duhura në grupet e duhura”.
Sipas NHS, lija e majmunëve është një infeksion i rrallë që gjendet më shpesh në Afrikën perëndimore ose qendrore. Kohët e fundit ka pasur një rritje të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar, por rreziku për ta kapur është i ulët./Mirror
Simptomat e para të lisë së majmunit përfshijnë:
Temperaturë të lartë
Dhimbje koke
Dhimbje të muskujve
Dhimbje shpine
Gjëndra të fryra
Dridhje