Rezultatet e dala flasin se kandidatja për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, ka fituar shumicën e votave në diasporë.
Nga votat e numëruara Siljanovska ka marrë 408 vota, pas saj radhitet Stevo Pendarovski me 354 vota dhe i treti Blerim Reka me 48 vota, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në ueb faqen e tyre në internetijozyrtarisht ka filluar të publikojë rezultatet fillestare.
Aktualisht sipas rezultateve kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, prin me 41.77 për qind të votave, para kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, me 38.69%.
Blerim Reka ka 15.65 për qind. Këto janë të dhëna jozyrtare, të cilat azhurnohen.