Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, ka njoftuar se tre turistë çekë janë shpëtuar me helikopter, pasi mbetën të bllokuar në malin e Jezercës, përcjell albinfo.ch.
Përmes një njoftimi në Facebook, Peleshi ka bërë të ditur se turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Helikopteri Cougar, me personel të kërkim-shpëtimit, kanë shkuar në ndihmë të 3 turistëve çekë që kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës. 3 turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR”, ka shkruar ministri.
