Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka organizuar mbrëmjen e së premtes një “fun-club” me tifozë për të parë ndeshjen Zvicër-Serbi. Pritja u organizua përpara ndërtesës së Presidencës.
Dy golat e futbollistëve kosovar Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në Presidencë. Por më madhështore fitoren e bënë Xhaka e Shaqiri pasi festuan golat me shqiponjë duke entuziazmuar edhe tifozët që ishin mbledhur në presidencë.
Meta ka thënë se kjo ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme dhe se dy shqiponja sipas tij, fluturuan mbi stadiumin e Kalingradit në Rusi.
