Të nderuara bashkatdhetare dhe të nderuar bashkatdhetarë
Të nderuar miqtë të shoqatës PARANDALO
Ju ftojmë që të merrni pjesë në ligjëratën informative dhe debatin me temën „Si të shmangim stresin“ dhe rreth reaksionit të stresit – pasojat mentale, emocionale dhe trupore me ekspertin e mirënjohur Dr. Xhevat Hasani
Takimi mbahet ditën e dielë, më 2 prill 2017 nga ora 14.30 deri në orën 16.30, në sallen e Gemeinschaftszentrum Oerlikon, Gubelstrasse 10, 8050 Zürich
Për më shumë informata kontaktoni: Tel. 076 419 11 10, info@parandalo.ch, www.parandalo.ch
Jeni të mirëseardhur dhe ju mirëpresim juve bashkë me të njohurit dhe miqtë e juaj të interesuar.
Prezenca juaj do të na nderonte.
Me respekt
Xhemal Selimi

