Dy prej simptomave më të shpeshta të diabetit janë humbja në peshë dhe etja e tepërt.
Një nga mënyrat si të pakësoni nivelin e sheqerit në gjak është të hani Musli pa përmbajtje sheqeri, një prej ushqimeve më të mira për pacientët me diabet, sepse është tepër i pasur me fibra dhe ka një nivel të ulët sheqeri.
Ndërkaq, janë disa simptoma, nga të cilat duhet të keni kujdes:
Etje e tepruar – Është një prej simptomave më të shpeshta të personave me diabet, e cila shoqërohet me tharjen e gojës.
Shërim më i ngadaltë i plagëve – Sëmundja e diabetit ngadalëson shërimin e plagëve.
Uri e vazhdueshme – Në mënyrë të pashmangshme shtohet uria, në veçanti për ëmbëlsirat.
Probleme me gjumin e tepërt – Shpesh personat me diabet hasin problem me gjumin.
Probleme me lëkurën – Mund të kenë probleme me lëkurën, si tharje e lëkurës dhe kruarje.
(Burimi: Top Channel)