Sot ka ndodhur një plaçkitje në filialin e një bankë në Istog, ku si pasojë në vendin ngjarjes ka mbetur i vrarë i dyshuari dhe është plagosur një pjesëtar i Policisë.
Si pasojë e plagëve të marra, pjesëtari i policisë më vonë ka ndërruar jetë, njofton Klan Kosova.
Izet Demaj është polici i vrarë sot në Istog. Ai ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ai ka lënë pas tre vajza.
Më poshtë mund të ndiqni pamjet nga koha kur i dyshuari po mbante peng disa persona brenda bankës.
Kujdes: Pamje e rëndë:
https://www.youtube.com/watch?time_continue=51&v=ut1qMPhDucI
https://www.youtube.com/watch?time_continue=5&v=j7Jv6QHeyc0