Blerim Xhemaili të enjten u sulmua nga tifozët e Bolognës, ku ai aktivizohet, por si erdhi deri te kjo ngjarje.
Një kërkesë për autograf u transformua në një grindje, e cila për pak sa nuk përfundoi me përleshje.
Mesfushori shqiptar pasi mbaroi stërvitjen te Bologna, po lëvizte me veturë. Tre persona i kërkuan atij të ulte xhamin e veturës, duke i kërkuar mesfushorit një autograf, përcjell albinfo.ch.
Xhemaili nuk e priti fare mirë këtë kërkesë, që sipas mediave italiane ishte në formën e urdhrit, bëri që 31-vjeçari nga Tetova të reagojë ashpër duke mos pranuar.
Në këtë moment një nga agresorët ka tentuar ta godasë me grusht futbollistin, por për fat të mirë ai i është shmangur goditjes dhe është larguar menjëherë.