Në mesin e pesë lojtarëve që bënë gabime, ishte edhe Valon Behrami, përcjell albinfo.ch.
Ai u rikthye bujshëm në Zvicër, si një nga transferet më të bujshme në Sion, por debutimi nuk ishte i mirë.
Behrami gaboi në golin e dytë të pësuar nga skuadra e tij, derisa Baseli në fund fitoi 4:1.
Edhe Taulant Seferi kishte një xhiro për të harruar. Ai mori karton të kuq në minutën e tij, në ndeshjen që skuadra e tij e humbi 2:1 nga Thuni.
Seferi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 73-të, derisa më vonë te Xamaxi, edhe një tjetër futbollist u përjashtua.