Fundjavën që lajm pas, një çift nga Vjena shkuan për të notuar në liqenin Wörthersee. Megjithatë, me të arritur në breg, gruaja kuptoi se burri i saj 69-vjeçar ishte zhdukur. Pas një kërkimi të gjerë, burri u gjet i vdekur, përcjell albinfo.at.
Çifti po notonte nga porti e një shtëpie pushimi në Pörtschach në liqenin Wörthersee, afërsisht 100 metra larg, dhe po ktheheshin. Burri po notonte më shpejt se gruaja e tij në rrugën e kthimit, duke bërë që ajo të humbiste nga sytë. E shqetësuar, ajo thirri shërbimet e urgjencës kur nuk mundi ta gjente të shoqin kur arriti në breg. Menjëherë nisi një operacion kërkimi në shkallë të gjerë.
Kërkimi përfshinte pjesëmarrjen e departamenteve vullnetare të zjarrfikësve, ekipeve të shpëtimit të ujit dhe grupeve të zhytjes. Rreth orës 19:00, i zhdukuri u zbulua rreth 24 metra thellësi dhe rreth 60 metra nga bregu. Për fat të keq, ai u gjet i pajetë dhe përpjekjet për ta ringjallur ishin të pasuksesshme. Rrethanat e sakta të aksidentit në not janë ende të paqarta.