Njoftimi i CEO-s së kompanisë, Peter Fankhauser, erdhi pasi bordi dështoi të siguronte një marrëveshje me qeverinë, për ta shpëtuar nga borxhi 1.6 miliard funte.
Por, kur u kthye gjithçka përmbys? Sipas Simon Calder, redaktorit të prestigjiozes “The Indipendent”, telashet e Thomas Cook erdhën pasi kompania po i qëndronte besnike ‘të vjetrës’, refuzoi të transformohej e të ecte me hapat e kohës.
“Thomas Cook solli revolucionin e udhëtimeve, bëri gjëra të mrekullueshme, industrializuan udhëtimet, shpikën paketat e udhëtimeve”, deklaroi Calder për “Euronews”, transmeton Scan.
“Por në fund të shekullit XX, e veçanërisht në fillim të shekullit XXI, kompania e shpërqendroi vëmendjen. Nuk arritën të kuptonin se njerëzit, sidomos të rinjtë, nuk po përdorin më agjencitë e udhëtimeve, në të cilat duhet të paraqiten fizikisht”, shtoi Simon Calder, përcjell albinfo.ch.
Redaktori i “The Indipendent” theksoi faktin se firma më e vjetër e udhëtimeve nuk i kushtoi rëndësi linjave të mëdha ajrore ‘low-cost’, si EasyJet apo Ryanair.