Megjithatë, nga institucioni që i organizon zgjedhjet, KQZ thonë se nuk është në përgjegjësinë e tyre që të vendosin se si do zhvillohet fushata në këtë kohë pandemie.
Sipas zëdhënësit Valmir Elezi, KQZ ka përfunduar punën që i ka takuar si institucion, përcjell Albinfo.ch.
Nga ana tjetër, nga Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar për mediat në Kosovë se KQZ është përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve.
Megjithatë ata thonë se, do i ndihmojnë me një udhëzues të cilin do e hartojnë për masat e përgjithshme apo edhe specifike.
Fushata pritet të fillojë më 16 shtator dhe do të zgjasë një muaj, deri më 15 tetor.