Klientët e operuesit telefonik UPC Cablecom, nga mesdita e të hënës nuk kane mundësi të realizojnë telefonatat e tyre në rrjetin e telefonisë fikse. Një çrregullim, ende i paidentifikuar ka shkaktuar rënien e gjithë rrjetit në mbarë Zvicrën.
Nga kjo avari janë prekur deri 250.000 klientë.
Siç ka njoftuar për mediet zvicerane një zëdhënies i ndërmarrjes, vazhdon të mos dihet shkaku i defektit.
“Teknikët janë duke punuar me presion të madh për të evituar prishjen”, ka thënë zëdhënësi, i cili ka premtuar se çdo gjë do të jetë gati para mesnatës.