Duket se iniciativa “Ballkani i hapur”, e mbështetur nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia, nuk u prit mirë nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ishte për vizitë në Shqipëri, shkruajnë mediat shqiptare.
Kjo iniciativë është kundërshtuar nga Kosova, e cila nuk merr pjesë në “Ballkanin e Hapur”.
Merkel gjatë vizitës takoi krerët e Ballkanit Perëndimor, por që pati takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kokë më kokë.
Ajo gjatë konferencës së saj me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nuk e përmendi fare “Ballkanin e hapur”, duke shtuar vetëm se “askush nuk mund ta zëvendësojë “Procesin e Berlinit”.