Shumica e njerëzve që vdesin si pasojë e aksidenteve në male janë të huaj.
Vitin e kaluar 114 humbën jetën – dy të tretat e tyre ishin jozviceranë, transmeton albinfo.ch.
Shifrat, nga Klubi Alpin Zviceran, nuk përfshijnë sportet ekstreme – të tilla si paragliding dhe kostume me krahë.
Më shumë burra se gra vdiqën dhe shumica e vdekjeve ishin nga shëtitjet.
Numri është pak më i ulët se vitet e mëparshme, por klubi thotë se kjo është për shkak të më pak njerëzve që janë në male për shkak të mungesës së borës.