Një studim nga Spitali Kantonal Aarau (KSA) dhe Spitali Universitar i Bazelit tregon se 70 për qind e pacientëve me koronavirus, të përfshirë në studim, të cilët kanë qenë të shtruar në spital, kishin ende simptoma pas sëmundjes, edhe pse kishte kaluar së paku një vit nga qëndrimi i tyre në spital.
Simptomat më të zakonshme të tyre ishin: lodhja (46 për qind), vështirësitë në përqendrim (31 për qind), gulçimet (21 për qind) dhe ndjesia jo e mirë pas sforcimit (20 për qind), transmeton albinfo.ch. Rreth një në pesë pacientë deklaruan gjithashtu se vuanin nga simptomat e ankthit ose depresionit.
Studimi i publikuar në revistën e specializuar “Swiss Medical Weekly” bazohet në intervistat me gjithsej 90 pacientë të shtruar me Covid-19, shkruan srf.ch.
Sipas autorëve, ata persona që kishin qëndruar në spital për një kohë të gjatë, kishin një sëmundje të rëndë dhe përgjithësisht vlerësonin gjendjen e tyre shëndetësore, ishin në një rrezik të shtuar për Long Covid.