Kush kapet tri herë brenda dy vjetëve pa biletë, atëherë ndiqet penalisht. Kjo vlen për shumë të rinj, numri i të cilëve është rritur brenda një viti me 18 për qind.
Ata që shfrytëzojnë trenin ose mjetet e tjera të transportit publik pa pasur biletën përkatëse dënohen me 100 franga për herë të parë, 290 franga për herë të dytë.
Në vitin 2015, 797 të rinj u kapen pa bileta, kështu që në vitin 2016 kishte tashmë 944 raste ose 18 për qind më shumë.
Alexandra Ott Müller, kreu i Departamentit të të rinjve në Zyrën e mbrojtjes së të rinjve në Winterthur, thotë se është në rritje numri i atyre që udhëtojnë pa bileta.