Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti ka treguar paraqitje të mira për Avellinon në Serie B, dhe kjo ka bërë që disa skuadra të vihen pas tij, shkruan albinfo.ch.
Ai ishte i huazuar në Avellino nga Atlanta, por nuk pritet të qëndrojë te skuadra zikaltër.
Gjimshiti po kërkohet nga Benevento, skuadër që për herë të parë arriti të hyjë në elitën e futbollit italian.
Por, jo vetëm kaq. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare po kërkohet edhe nga Chievo e Crotone, që gjithashtu garojnë në Serie A.