Mesfushori me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj, nuk do të qëndrojë në Sunderland, ku është i huazuar nga Manchester United, shkruan albinfo.ch.
Por, Januzaj nuk pritet të kthehet as në “Teatrin e Ëndrrave”, pasi nuk e dëshiron Jose Mourinho.
Megjithatë, në drejtim të futbollistit me prejardhje nga Istogu, kanë ardhur oferta nga Franca, Italia dhe disa skuadra angleze.
Mediat angleze raportojnë se klubet e mëdha si Marseille, Monaco, Lyon, Napoli, Roma dhe disa skuadra tjera janë të interesuara për shërbimet e mesfushorit, i cili zgjodhi Belgjikën para Shqipërisë e Kosovës.