Skip to content

Shumë njoftime për transportin publik në Zvicër do të bëhen në anglisht

Zvicra është një vend shumëgjuhësh, por çka nëse e gjeni veten në transportin publik dhe nuk kuptoni gjermanisht, frëngjisht apo italisht? Kjo është arsyeja pse disa operatorë të tramvajit dhe autobusëve duan t’i bëjnë njoftimet e tyre edhe në anglisht. Një nga pionierët e kësaj lëvizjeje është PostBus. “Meqenëse trafiku turistik është shumë i rëndësishëm, […]

Zvicra është një vend shumëgjuhësh, por çka nëse e gjeni veten në transportin publik dhe nuk kuptoni gjermanisht, frëngjisht apo italisht?

Kjo është arsyeja pse disa operatorë të tramvajit dhe autobusëve duan t’i bëjnë njoftimet e tyre edhe në anglisht.

Një nga pionierët e kësaj lëvizjeje është PostBus.

“Meqenëse trafiku turistik është shumë i rëndësishëm, ne do të dëshironim të jemi në gjendje të ofrojmë gjithnjë e më shumë informacion në anglisht në të ardhmen”, sipas zëdhënëses Katharina Merkle.