Në një aksident në Kosovë, një familje që jetonte në Aargau është shuar paditen e së dielës. Në funeralin e së martës, mijëra njerëz iu dhanë lamtumirën e fundit.
Në një pasdite të së dielës së hershme, një familje pesanëtarëshe është shuar gjatë një aksidenti të komunikacionit në Kosovën Jugperëndimore, shkruan e përditshmja zvicerane “20 Minuten”. Babai JS (32), bashkëshortja e tij AS (26), djali ES (6) dhe vajza ES (3), si dhe gjyshja e tyre HS (56) janë përplasur më veturën e tyre të huazuar në relacionin Duhël-Suharekë, me një autobus që po vinte përballë.
Të vdekurit kanë qenë shtetas kosovarë me vendbanim në Reinach AG. Para 29 vitesh, në të njëjtin vend ishte aksidentuar për vdekje edhe babai i vozitësit.
Pasditen e së martës, është zhvilluar varrimi i kufomave në Sopi, vendlindja e J.S. Gjithashtu, Ylli V. (29), vëllai i nënës A.S., ka marrë pjesë në të. “Kishte disa mijëra njerëz,” thotë ai. “Prita shumë njerëz, por jo aq shumë. Ishte madhështore.”
Ylli gjendjen e përshkruan si shumë emocionale, me ç` rast ishin derdhur shumë lot. “Disa të afërm janë alivanosur. Një i afërm i ngushtë i babait është dërguar në spital me ambulancë. “Në të njëjtën kohë, gjatë varrimit ka mbretëruar një qetësi e madhe dhe pikëllim i madh. “Të gjithë ishin të goditur rëndë”, vazhdon Ylli V., transmeton Albinfo.ch.
Përveç kësaj, në varrimin e të ndjerëve mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili mbajti edhe një elogji. “Ndër të tjera, ai paralajmëroi për rrugën e rrezikshme, në të cilën gjithnjë po shkaktohen aksidente”, thotë më tej Ylli V. Në varrim është dashur të jetë i pranishëm edhe Hashim Thaçi, kryetari i Republikës së Kosovës. “Për fat të keq ai kishte obligime”, pohon Ylli V..
Edhe tre ditë pas aksidentit fatal, Ylli V. ende nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. “Është e pakuptueshme për mua se çfarë ka ndodhur atje. Ndjehem tërësisht i tronditur”.