Për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II është shtyrë për 24 orë përballja mes Rangers dhe Napolit e vlefshme për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions League.
Ky duel ishte parashikuar të luhet ditën e martë, më 13 shtator, por është shtyrë për 24 orë dhe do të luhet të mërkurën, më datë 14.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë zyrtarët e UEFA-s në një postim në faqen zyrtare të tyre, përcjell Albinfo.ch.
“UEFA njoftoi sot se ndeshja e UEFA Champions League midis Rangers FC dhe SSC Napoli, e planifikuar fillimisht për të martën, më 13 shtator, është riplanifikuar për të mërkurën, më 14 shtator, në orën 21:00. Kjo është për shkak të kufizimeve në burimet e policisë dhe çështjet organizative në lidhje me ngjarjet e vazhdueshme rreth zisë kombëtare për Madhërinë e Saj Mbretëresha Elizabeth II”, thekson UEFA./Albinfo.ch