Lajm i keq për të gjithë duhanpirësit! Nga fillimi i tetorit një pako cigaresh në Austri do të kushtojë 20 centë më shtrenjtë.
Arsyeja e rritjes së çmimit nuk lidhet vetëm me rritjen e taksës së duhanit të shtyrë që gjysmë viti për shkak të krizës së koronës, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albinfo Austria.
Të dy udhëheqësi i tregut, Philip Morris dhe JTI Austria (ish Austria Tabak), po rrisin çmimet për shkak të kostove të tjera shtesë në vitet e fundit, e deri më tash cigaret nuk u shtrenjtuan.
Në krizën e koronavirusit njerëzit në Austri po pinë duhan më shumë, për më tepër më shumë në shtëpi sesa gjatë rrugës për në punë, në stacione të trenit, aeroporte e vende të tjera publike.