Një pako Lucky Strike, Dunhill apo Parisienne do të kushtojë prej 20 dhe 40 rapë më shtrenjtë nga fillimi i muajit shkurt, bën të ditur “SonntagsBlick”. Gazeta u referohet letrave që u janë dërguar shitësve të cigareve.
Çmimet e cigareve janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Nëse një pako ka kushtuar rreth pesë franga dhjetë vjet më parë, tash duhanpirësit duhet të paguajnë 8.40 franga. Vetëm rreth 40 për qind e të ardhurave shkojnë për prodhuesit dhe për shpërndarësit, pjesa tjetër i mbetet shtetit.