Në fillm të vitit kishte shumë erëra, impiantet punon me të gjitha kapacitetet. Gjatë vitit kishte edhe shumë diell. Ndaj sipas të dhënave të Institutit Fraunhofer për Sistemet e Energjisë Diellore në Gjermani, prodhimi ienergjisë elektrikenga burimet e rinovueshme arriti në 125 për qind të nevojave. Prodhimi i tepërt shkaktoi edhe rënie drastike të çmimit të energjisë elektrike në bursa. Kishte gjatë ditës madje edhe energji elektrike falas për disa orë.
Vitin e kaluar, burimet e rinovueshme mbuluan 59 për qind të nevojës për energji elektrike. Por prodhimi është shpesh shumë më i ulët në dimër. Për shembull, më 12 dhjetor 2024, vetëm 18 për qind e totalit të energjisë elektrike të kërkuar për Gjermaninë vinte nga burime të rinovueshme. Pjesa tjetër e nevojave është mbuluar nga termocentralet me qymyr ose gaz, si dhe nga importi i energjisë elektrike. Çmimi i një megavat orë në bursë shkoi madje në 936 euro, ndërsa çmimi normal është nga 60 deri në 100 euro.
Konsumatorët privatë, si dhe kompanitë me kontrata afatgjata, nuk i ndjejnë shumë këto luhatje të çmimeve. Ata paguajnë një çmim fiks për një periudhë kohore të përcaktuar në kontratë. Por, që nga fillimi i këtij viti, distributorët e energjisë elektrike duhet të ofrojnë tarifa të tjera. Kjo duhet të inkurajojë konsumatorët e mëdhenj, që ta drejtojnë konsumin e tyre në periudhën kur energjia elektrike është e lirë, për shkak të shpenzimeve.
Instituti Federal për Parandalimin e Formimit të Karteleve shtroi pyetjen nëse rritja e çmimeve është gjithmonë vetëm rezultat i prodhimit të reduktuar të burimeve të rinovueshme. Nëse ky institucion zbulon se prodhuesit kanë arritur marrëveshje për çmimin, atëherë mund t’i gjobisë pjesëmarrësit në marrëveshje.