Është rritur numri i aplikimeve për azil në Shqipëri.
Krahasuar me 307 kërkesat në 2017-ën, deri në gusht të këtij viti u shënuan 3000 aplikime. Informacioni bëhet i ditur nga përfaqësuesi i UNHCR-së, Pablo Zapata.
Mijëra refugjatë nga Siria kanë vërshuar në Shqipëri.
Një burim pranë BE-së në Tiranë e quajti fenomenin si abuzim të sistemit të azilit, ndërsa Ministria e Brendshme thotë se nuk ka më shumë se 500 azilkërkues të vërtetë, aplikimet e të cilëve po shqyrtohen, raportojnë mediat në Shqipëri.