Skip to content

Shtime, dy fëmijë goditen nga vetura, vdesin në spital

Dy të mitur kanë vdekur nga një aksident rrugor në fshatin Carralevë të Shtimes gjatë së dielës, në orën 16:12. Policia njofton se vetura ishte duke lëvizur në rrugën Shtime-Prizren, ndërsa duke mos e përshtatur shpejtësinë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë në anën tjetër të rrugës, ku ka goditur këmbësorët. “Si pasojë e këtij […]

Dy të mitur kanë vdekur nga një aksident rrugor në fshatin Carralevë të Shtimes gjatë së dielës, në orën 16:12.

Policia njofton se vetura ishte duke lëvizur në rrugën Shtime-Prizren, ndërsa duke mos e përshtatur shpejtësinë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë në anën tjetër të rrugës, ku ka goditur këmbësorët.

“Si pasojë e këtij aksidenti të komunikacionit, fillimisht lëndime të rënda trupore marrin dy këmbësorët, të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në QKMF-Shtime, dërgohen në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Më pas, të dy këmbësorët nuk kanë mundur t’u mbijetojnë lëndimeve të rënda trupore dhe kanë ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë”.

Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, drejtuesi i veturës, V.M. është ndaluar për 48 orë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *