Në fund të 2010, në Zvicër jetonin gjithsej 1’720’393 persona me shtetësi të huaj. Zyra Federal për Migracion, ka njoftuar se gjatë 2010 është shtuar për 3.3 për qind numri i banorëve që jetojnë në Zvicër nga vendet e EFTA-s dhe BE-së. Kjo është një rritje e vogël krahasuar me vitin e kaluar që ishte 3,9 për qind.
Gjithsej në Zvicër jetojnë 1.1 milion të huaj me shtetësi të vendeve të BE-së dhe EFTA-s.
Rritje më e madhe e banorëve është regjistruar nga vendet e reja anëtare të BE-së. Në Zvicër në fund të muajit dhjetor, 8690 persona janë regjistruar në total të ardhur nga Rumania dhe Bullgaria, ose për 17.5 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Numri i personave jashtë BE-së gjatë 2010 ishte për 0.7 për qind më i madh se vitin e kaluar ose 600 mijë veta. Ky zhvillim është në përputhje me politikën e imigracionit të Këshillit Federal, thonë në Entin Federal për Migracion