Victorinox, e njohur si një firmë tradicionale zvicerane, ka lëshuar pe kundrejt shtetit zviceran në lidhje me kontestin rreth përdorimit të emrit “Swiss Military” në kompaninë e saj në SHBA, shkruan srf.ch, përcjell albinfo.ch.
Kompania nga kantoni Schwyz, krahas thikave prodhon gjithashtu orë, valixhe dhe parfumë – por mbi të gjitha është e njohur për thikat e saj, veçanërisht ajo me emrin “Sackmesser” – thika e çantës.
Kujt i takon «Swiss Military»?
Victorinox e hapur që nga shekulli 19, ka bërë me dije se termi «Swiss Military» shpesh ka qenë i përdorur prej kompanive dhe pretendonte se edhe përdorimi në SHBA prej saj nuk do përbënte precedent. Por kjo nuk i ka pëlqyer shtetit helvet, e cila e kishte çuar deri në Gjykatë çështjen. Në rast se nuk merreshin vesh paraprakisht, Gjykata rreth emrit do mbahej sot.