Ky vend është El Salvadori dhe nga nesër qytetarët e tij mund të tregtojnë me Bitcoin dhe të kenë mundësinë ta përdorin atë në vend të dollarit amerikan, monedhë e cila është përdorur nga vendi i Amerikës Qendrore që nga viti 2001.
Qeveria, për të motivuar qytetarët e El Salvadorit, do t’u sigurojë atyre një shumë prej 30 dollarë në Bitcoin.
Lëvizja e qeverisë së El Salvadorit ka ndezur një valë entuziazmi tek investitorët, të cilët po nxitojnë të blejnë Bitcoin. Në mediat sociale, investitorët po i bëjnë thirrje njëri -tjetrit ta bëjnë këtë lëvizje, duke shkaktuar një rritje të aktivitetit të këmbimit valutor. Si rezultat, çmimi i Bitcoinit sot arriti në 52,000 dollarë, për herë të parë që nga 12 marsi, transmeton abc news, përcjell Albinfo.ch.
Vendimi i El Salvadorit, nga njëra anë është historik, dhe nga ana tjetër, konsiderohet se hap rrugën për vendet e tjera që të ndjekin shembullin e vendit të Amerikës Qendrore.