Austria ishte ndër shtetet e para të Bashkimit Evropian që vendosi karantinë prej 14 ditëve për shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe shtetet shqiptare.
Për shkak të rritjes së numrit me koronavirus, tani edhe Austria është në listën e kuqe të vendeve të tjera evropiane. Njerëzit që hyjnë në Finlandë nga Austria duhet të karantinohen, raporton heute.at, përcjell Albinfo Austria.
Siç është njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme finlandeze, që nga e hëna Austria nuk është më një nga ato vende, nga të cilat hyrja është e mundur pa kufizime. Kjo do të thotë që udhëtarët duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë.
Kufijtë finlandezë mbeten të hapur për udhëtarët nga Gjermania, Italia, Hungaria dhe Greqia.