Shtetasit kosovarë janë të tretët për punësim në Kroaci, transmeton albinfo.ch.
Referuar të dhënave që ka publikuar deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj, qytetarët e Kosovës janë të tretët me vend pune në Republikën e Kroacisë.
Ndërkohë ata nga Shqipëria janë në pozitën e 6-të sa u përket shtetasve të huaj të punësuar në këtë shtet.
“Sipas të dhënave të fundit të MBP-së, gjatë vitit 2021 në Republikën e Kroacisë janë të punësuar 7912 shqiptarë nga Republika e Kosovës, d.m.th. shtetasit kosovarë janë të tretit me vend pune në Republikën e Kroacisë. Nga Shqipëria janë të punësuar 3719 persona, pra shtetasit shqiptarë janë të gjashtit me vend pune në Kroaci”, ka shkruar Prljaskaj në Facebook.
