Një shtetas 24 vjeçar i Serbisë e ka sulmuar me thikë një zviceran 58 vjeçar në Hochdorf të Lucernit. Therjes i ka paraprirë një grindje e dhunshme mes tyre, shkruan luzernerzeitung.ch. Zvicerani i plagosur është dërguar me autoambulancë në spital.
Ngjarja e dhunshme ka ndodhur në mbrëmjen e të enjtes.
Sulmuesi pak më vonë është vetëdorëzuar në polici me ç`rast dhe është arrestuar.
Dy personat njiheshin mes vete ndërsa motivi i grindjes mes tyre është i panjohur dhe është objekt i zhvillimit të hetimeve.