Policia kantonale e Thurgau-t ka kryer një kontroll të shpejtësisë së lëvizshme më 23 gusht në autostradën A7 në drejtim të Kreuzlingen.
Pak para orës 1.30 pasdite, një vozitës u zbulua me një shpejtësi prej 225 km/orë, përcjell albinfo.ch.
Shoferi është një 56-vjeçar nga Maqedonia e Veriut nga kantoni i Thurgau-t. Policia e kantonit Thurgau i ka marrë patentë shoferin, derisa prokurori përgjegjës zhvillon një hetim penal.