Shtëpizat e Ikea-s dedikuar azilkërkuesve nuk e kanë kaluar testin e zjarrit në Cyrih. Për këtë arsye, ato janë demontuar.
Shtëpizat e IKEA-s që janë bërë në bashkëpunim me Komisionerin e Lartë për Refugjatët të UNHCR-së, nuk kanë kaluar testin e zjarrit në qytetin e Cyrihut.
Qyteti i Cyrihut kishte paralajmëruar që në një sallë panairesh nga janari të strehojë 250 azilkërkues në shtëpizat e Ikea-s.
Një test zjarri është kryer me njësitë e banimit nga ana e sigurimit të ndërtimit kantonal.
Ata thanë se ishin në kontakt të ngushtë me kantonet dhe komunat e tjera, të cilat kishin planifikuar këtë lloj të akomodimit, thuhet në komunikatën e përbashkët të qytetit dhe të organizatës së azilit në Cyrih (AOZ).