Mediat kroate shkruajnë se të paktën shtatë persona kanë vdekur nga tërmeti 6.4 ballësh që goditi Kroacinë të martën, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ekipet e shpëtimit kaluan natën duke pastruar rrënojat e ndërtesave të dëmtuara në kërkim të të mbijetuarve.
Një vajzë 12-vjeçare mbeti e vdekur në Petrinja, tha kryeministri kroat, derisa vizitoi qytetin.
Pesë njerëz vdiqën në qytetin afër, Glina, tha zëvendësi i tij. Një viktimë e shtatë u gjet në rrënojat e një kishe në Zazina, raportojnë mediat shtetërore.
Kryebashkiaku i Petrinjas tha se rreth gjysma e qytetit ishte shkatërruar dhe se njerëzit ishin nxjerrë nga rrënojat.