Një shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë banimi kolektiv në Pratteln të Bazelandit u ka shkaktuar lëndime shtatë personave, banorë të shtëpisë. Katër prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda.
Nga fuqia e shpërthimit, janë rrënuar pjesë të ndërtesës katërkatëshe. Për rasye se banorët e shtëpisë kishin mbetur të ngujuar nën gërmadha, sipas policisë kantonale, shpëtimi i të lënduarve ka qenë shumë i vështirë.
Policia supozon se bëhet fjalë për shpërthim gasi.
Banorët që kanë shpëtuar pa lëndime por që kanë mbetur pa kulm mbi kokë, janë strehuar përkohësisht në një sallë sporti.