Në Kosovë vijojnë të ulen rastet pozitive me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë thekson se në orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa nga kryerja e 1.224 testeve të dyshuara, shtatë prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Numri i të shëruarve është më i lartë se rastet e reja. Kështu, 12 pacientë të prekur janë shëruar, duke e çuar numrin total të tyre në 105.292.
Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë injektuar 152.643 doza vaksinash.
Prej kohësh në Kosovë janë hequr masat kufizuese anti-COVID dhe kjo ka shtuar aktivitetin e bizneseve.