Rezultatet e testimit të tyre për koronavirus kanë dalë negative.
Kështu ka njoftuar përmes një komunikatë për medie, Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike në Kosovë.
“ Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 28 shkurt 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për shtatë raste të dyshimta në COVID-19. Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morrën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2. Me datë 28.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar shtatë pacientë në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative me virusin SARS-CoV-2”, thuhet në komunikatë, përcjell albinfo.ch