Shtypja e gjakut mund ta rrezikojë shëndetin tuaj nëse është shumë e ulët, apo e lartë. Për ta arritur një ekuilibër, duhet të ndiqni disa udhëzime.
Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri ka dhënë shtatë këshilla për ta mbajtur nën kontroll shtypjen e gjakut, përcjell albinfo.ch:
-Lini duhanin;
-Konsumoni pak kripë;
–Kujdes me ushqimet që konsumoni;
–Bini në peshë;
–Filloni aktivitetin fizik;
-Reduktojeni stresin;
-Merrni rregullisht mjekimet.
