Skip to content

Sri Lanka bën thirrje për të ndaluar xhamitë dhe kishat

Maithripala Sirisena tha të premten se policia po kërkon 140 persona që besohet të kenë lidhje me grupin e Shtetit Islamik. Presidenti i Sri-Lankës, Maithripala Sirisena, tha të premten se policia po kërkon 140 persona që besohet të kenë lidhje me grupin e Shtetit Islamik, i cili mori përgjegjësinë për shpërthimet vetëvrasëse të kishave dhe […]

Maithripala Sirisena tha të premten se policia po kërkon 140 persona që besohet të kenë lidhje me grupin e Shtetit Islamik.

Presidenti i Sri-Lankës, Maithripala Sirisena, tha të premten se policia po kërkon 140 persona që besohet të kenë lidhje me grupin e Shtetit Islamik, i cili mori përgjegjësinë për shpërthimet vetëvrasëse të kishave dhe hoteleve të së dielës së Pashkës.

Myslimanët në Sri-Lankë u nxitën të luteshin në shtëpi të premten dhe të mos ndiqnin xhami apo kisha, pasi Shërbimet e Inteligjencës Shtetërore paralajmëruan për sulme të mundshme të makinave me bomba, mes frikës së dhunës shpaguese për shpërthimet që vranë 253 persona, raporton “Reuters”.

Ambasada amerikane në Sri-Lankë u bëri thirrje qytetarëve të saj që të shmangin vendet e adhurimit në fundjavën e ardhshme, pasi autoritetet raportuan se mund të ketë sulme më të mëdha ndaj qendrave fetare.