17-vjeçarja nga Kosova, Mrika Nikqi, është alpinistja më e re në botë që u ngjit në shtatë majat më të larta të botës “Seven Summits”, transmeton albinfo.ch.

Së bashku me babanë Arianitin ata flasin për sfidat e tyre gjatë ngjitjeve në pikat më të larta në shtatë kontinente.

Grupi i të rinjve “Europeans Making a Difference”, apo në shqip “Evropianët që bëjnë ndryshim”, ka publikuar një video të Mrikës, e cila thotë se “nëse vërtet dëshironi diçka, mund t’i lëvizni edhe malet”.
“Në male nuk ka gjini, moshë dhe nuk është e rëndësishme se prej nga vjen. Në male jemi të gjithë të barabartë”, është shprehur ajo.

Mrika vazhdimit udhëton me babanë e saj, Arianit Nikçin.
Vitin e kaluar, saktësisht më 27 maj, dy alpinistët Arianit dhe Mrika Nikçi kishin përfunduar me shumë sukses ekspeditën ‘Everest 2019’, duke u ngjitur në majën më të lartë në botë, Mt. Everest 8848 led. /Albinfo.ch