Katër medalje ari ka fituar sportistja shqiptare Lara Colturi ka fituar në garat e skive në Kili. Për këtë e lumtur është shprehur ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi.
Ajo ka uruar sot sportisten kuqezi duke u shprehur se sportistja ka tejkaluar çdo pritshmëri, raporton Albinfo.ch.
“Sportistja jonë kuqezi Lara Colturi arrin rezultate të jashtëzakonshme në 4 garat e saj që u zhvilluan në Kili. Ajo fitoi 4 medalje ari , 2 në Giant Sllalom dhe 2 në Sllamom, duke tejkaluar çdo pritshmëri nisur nga mosha 16-vjeçare”, u shpreh Kushi në një postim në Facebook.
Tutje, ajo ka thënë se Lara tashmë është në Argjentinë, ku do të zhvillojë 4 garat e radhës në kuadër të sezonit të Amerikës Latine.
“I urojmë shumë suksese Laras për këtë përfaqësim dinjitoz të flamurit shqiptar”, theksoi Kushi./Albinfo.ch/