Janë përzgjedhur 12 finaliste të cilat janë duke bërë përgatitjet maksimale për natën finale. Zviceranët nuk janë duke kërkuar një vajzë vetëm që të jetë e bukur, por që të jetë edhe një shembull për vajza të tjera.
Në këtë garë bukurie, po merr pjesë edhe shqiptarja Dona Shatrolli. Biondja 24 vjeçare është njëherësh kandidatja më e vjetër në këtë konkurs bukurie. Ajo banon në Freiburg ndërsa është duke studiuar për asistente mediciniale. Në këtë garë ajo ka marrë guximin për të realizuar ëndrrën e saj që të stoliset me titullin e më të bukurës së Zvicrës.

