Familjarët e Brunilda Kovaçit, 37-vjeçare, nga Berati, e cila u gjet e vrarë në Francë, bëjnë apel për të tërhequr trupin e pajetë të vajzës së tyre.
Familjarët kanë hapur dyret e mortit, pasi morën vesh lajmin e kobshëm. 37-vjeçarja u gjet e masakruar mëngjesin e Krishtlindjeve në Francë.
Ndërsa tashmë familjarët mes dhimbjes kërkojnë që t’i ndimojë për të tërhequr trupin e pajetë të vajzës. Po ashtu, ata bëjnë apel që të marrin edhe djalin e mitur të 37-vjeçares.
“Po presim çupën të na vijë. S’kemi lekë ta marrim. Ju lutem shumë, na ndihmoni. Na e bini këtu, se jemi fukarenj. Ju lutem shumë, jemi fukarenj në kulm”, shprehet nëna për ABC.
Sipas mediave franceze, 37-vjeçarja punonte si prostitutë në Francë, ndërsa trupi i saj u gjet nga kalimtarët e rastit.